Interi dhe Juventusi do të përballen dy herë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë muajin e ardhshëm.
Takimi i parë do të zhvillohet më 2 shkurt në San Siro, ndërsa ai i kthimit më 9 shkurt në Torino. Interi e mundi Milanin 2:1 për të arritur në gjysmëfinale, derisa Juventusi e kaloi lehtësisht 4:0 SPAL-in.
Në gjysmëfinale ka arritur edhe Atalanta, pasi e mundi Lazion dhe është në pritje të takimit të fundit çerekfinale mes Napolit dhe Spezias për ta mësuar kundërshtarin.
Gjysmëfinalja është faza e vetme e turneut që luhet me sistemin vajtje-ardhje. Interi do të jetë pa Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin në ndeshjen e parë në San Siro më 2 shkurt.
Nëse Napoli kalon në gjysmëfinale, atëherë ndeshja e parë kundër Atalantas do të luhet më 3 shkurt në stadiumin Diego Armando Maradona, derisa ajo e kthimit më 10 shkurt në Bergamo.