UBT News

​Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite

Pritësi i Kupës së Botës në vitin 2034 do të jetë Arabia Saudite, pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se turneu do të kthehet në Lindjen e Mesme.

U raportua të martën se ofertuesi tjetër që ishte Australia u largua nga gara, pasi iu dha një afat 25-ditor nga FIFA për të shprehur interesimin e tyre.

Kjo e la Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm për edicionin e Kupës së Botës 2034 dhe presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar vendin e Lindjes së Mesme si kombin pritës të kësaj ngjarje sportive.

“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, një Kupë Botërore është vitrinë e përsosur për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje. Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku”, tha ai.

Exit mobile version