Nëse ju pëlqeu Kupa e Botës në Katar për shkak të natyrës së saj kompakte, turneu i ardhshëm do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, në shumë mënyra.
Ndonëse Kupa e Botës për këtë vit u mbajt vetëm në një qytet, përkatësisht në Doha, Kupa e Botës për vitin 2026 do të mbahet në tri vende – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Por kjo nuk është e vetmja risi. Ndryshimi i madh është se Kupa e Botës po rritet nga 32 ekipe në 48.
Rezultatet befasuese në Katar, sikurse ajo që Arabia Saudite e mundi Argjentinën dhe Kameruni që e mundi Brazilin, mund të bëhen më të zakonshme me më shumë vende në përzierje.
“Ne do të shohim më shumë surpriza që vijnë nga Afrika dhe Azia në turneun e vitit 2026”, u tha gazetarëve së fundmi Jürgen Klinsmann, kreu i grupit teknik të FIFA-s në Katar.
Turneu i 2026-ës do të jetë më i gjatë se ky edicion, i cili është mbushur në një periudhë relativisht të shkurtër katërjavore duke qenë se vjen në mes të shumicës së sezoneve vendase.
Edicioni i vitit 2026 do të kthehet në datat normale të qershorit dhe korrikut pas pritjes unike të nëntorit dhe dhjetorit të këtij turneu, por kohëzgjatja e saktë e edicionit të ardhshëm ende nuk është caktuar.
FIFA dhe organizatorët kanë caktuar qytetet pritëse nga të tri vendet, por për momentin nuk dihet se sa ndeshje do të luhen./UBTNews/