Lojtarët e Arabisë Saudite kanë mundësinë të shkruajnë historinë nëse kualifikohen në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
“Skifterat e Gjelbër” duhet të mposhtin Meksikën në ndeshjen e tyre të fundit të Grupit C për të garantuar arritjen në 16-shen e fundit për herë të dytë, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes Poloni-Argjentinë.
Arabia Saudite është e treta në grup me tre pikë, ndërsa Polonia ka katër pikë dhe Meksika është në fund me një pikë.
E vetmja herë që kombëtarja u kualifikua për në 1/16 ishte në vitin 1994./UBTNews/