UBT News

Kundër shëndoshjes së fytyrës! Çfarë duhet të bëni?

Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit. Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Ushtrime për fytyrën

Përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes, përmirësojnë muskujt e fytyrës. Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën. Mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja në anë është efikase.

Ata rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda. Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët tjera të trupit. Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Thelbësor për rënien nga pesha. Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind. Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i alkoolit

Nëse e teproni me alkolin do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë, sepse ofron shumë kalori e rrit gjasat e shtimit në peshë. Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë, janë të përpunuara e nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër. Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Thelbësor për rënien nga pesha, mungesa e tij rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumta ndër të cilat edhe shtimi në peshë. Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes me kripën

Konsumi i tepërt nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por trup. Kripa nxit akumulimin e ujit në trup. Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë.

Exit mobile version