UBT News

Kulusevski e kërkon rikthimin e Ibrahimovic te Kombëtarja e Suedisë

Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për herë të fundit për Kombëtaren e Suedisë.

Sulmuesi suedez është tërhequr nga ndeshjet me Kombëtaren pas Kampionatit Evropian Euro 2016. Por përkundër se është në moshë të shtyrë, Ibrahimovic po shkëlqen këtë edicion me Milanin.

39-vjeçari ka shënuar 11 gola në 11 takime dhe ka shtuar dy asistime duke qenë lojtari kryesor i Rossonerëve. E bashkëvendësi i tij, Dejan Kulusevski që aktivizohet me Juventusin ka thënë se dëshiron që Ibra të rikthehet te Suedia për të luajtur në Euro 2021.

“Unë kontaktoj me Ibran, i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi është vështirë që dikush tjetër në botë ta bën atë që e bën Ibra”, tha Kulusevski.

“Kur Ibra flet për mua, kjo më bën të punojë edhe më shumë të nesërmen në stërvitje, sepse më bën shumë krenar”, vazhdoi sulmuesi i Juventusit.

“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të kthehet në Kombëtare për Euro 2021. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra”, përfundoi sulmuesi i talentuar suedez. 

Exit mobile version