UBT News

Kukulla ikonë “Barbie” mbush 64 vjeç

“Barbie” mbush 64 vjeç dhe në përpjekje për të ecur në një hap me kohën, një seri e re kukullash po prezantohen, përfshirë Barbin në karrierë dhe modelet që frymëzojnë vajzat e vogla.

Një astronaut, një futbollist dhe një spikere lajmesh janë mes kukullave të reja që kompania e lodrave Mattel ka prezantuar.

Një seri femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla barbi me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka, aktorja amerikane Jara Shahidi dhe kukulla e parë maore në histori, e modeluar sipas gazetares neozelandeze sportive, Melodie Robinson.

Mattel ka shënuar përvjetorin duke bërë një partneritet me Singapore Flyer, një rrotë e madhe panoramike në qytetin shtet, që përkohësisht është shndërruar në një ambient ku ngado sheh Barbin.

Mattel ka bërë shumë ndryshime gjatë viteve, duke prezantuar lloje të ndryshme kukullash, në përmasa të ndryshme trupore dhe ngjyra të ndryshme lëkure.

Më shumë se 1 miliard kukulla Barbi janë shitur që nga debutimi i saj në panairin amerikan të lodrave në New York më 9 mars të vitit 1959.

Exit mobile version