UBT News

Kukulla e personalizuar për tenisten Naomi Osaka shitet menjëherë pas lansimit

Kukulla e personalizuar për tenisten Naomi Osaka u shit vetëm disa orë pas lansimit, të hënën.

Kukulla e re është pjesë e serisë Barbie Role Model dhe mban në dorë një raketë tenisi Yonex, sipas një njoftimi për shtyp nga kompania e lodrave Mattel. Osaka shfaqet me një fustan nga marka Nike.

23-vjeçarja fitoi titullin e parë grand slam në vitin 2018. Fituesja e katërfishtë e Grand Slam-it është një figurë e hapur në rrethin profesionist të tenisit dhe rregullisht avokon për të drejtat e njeriut, padrejtësinë racore dhe shëndetin mendor, gjatë intervistave.

Barbie porositi stilistin Carlyle Nuera të realizonte kukullën, dhe ai foli për admirimin e tij ndaj tenistes Osaka.

“Padyshim që Naomi është e pakonkurueshme, ky është fakt. Por çfarë mua më bën përshtypje rreth tenistes është mënyra se si e përdor platformën, vëmendjen tek ajo dhe si e ngrit zërin për  të rritur ndërgjegjësimin rreth barazisë shoqërore”, tha Nuera në një njoftim për shtyp.

Kjo është hera e dytë që Osaka ka bashkëpunuar me Barbie-n, pas paraqitjes së parë në vitin 2019./UBTNews

Exit mobile version