UBT News

Kuka: Trajnerin serb gati e kapi zemra prej suksesit të shqiptarëve

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me suksesin e sportistëve shqiptar nëpër botë, duke u nisur nga suksesi i fundit i Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, aty ku dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin protagonistët kryesor.

Në postimin e tij në Facebook, Kuka ka thënë se edhe në sport ka politike dhe se mund të shihet në çdo garë të madhe.

Ai ndër të tjera ka thënë se shqiptarët gjithandej nëpër botë po tregojnë vlera e kjo po sjell situata si të atij shumë të rënda për kundërshtarët, siç ishte situata me trajnerin e Serbisë.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

“Euforia kaloi. Ndeshja ku protagonistë ishin futbollistët shqiptar përfundoi ashtu siç ne dëshiruam, na kënaqën zemrat. Ju lumtë shqipe. Sporti ka edhe politikë! Kjo tashmë është bërë ashiqare në çdo garë të madhe sportive. Provokime ka në çdo ndeshje, në çdo sport. Me qëllime nga më të ndryshmet. Analizë për ngjarjet sportive sa ma pak njerëzit që janë laik, edhe nuk dinë e shpesh ja huqin se nuk kuptojnë mirë se çfarë emocione ka. Shqiptarët këndej në trojet tona, por edhe gjithandej nëpër botë po tregojnë vlera e kjo po sjellë situata si të atij trajnerit të pisët që gati e kapi zemra.”, ka shkruar Kuka.

Exit mobile version