Kosova ka siguruar edhe dy medalje nga Kupa Evropiane për Juniorë e zhvilluar në Athinë të Greqisë.
Fatjona Kazapi fitoi medaljen e artë, kurse Erza Muminoviq doli nga kjo garë me medaljen e bronztë.
Këto paraqitje dhe ky sukses i xhudistëve e kanë lënë të kënaqur trajnerin e xhudos, Driton Kuka, i cili ka reaguar duke thënë se janë xhudistët ata që po i njoftojnë shtetet që nuk e njohin me realitetin ekzistues, derisa ka folur edhe për punën që duhet bërë xhudistët tjerë që në këtë garë mbetën pa medalje.
Postimi i plotë i Kukës në Facebook
Kupa Evropiane U21 Athinë-Greqi!
Dy medalje për Kosovën
Traditë është bërë që shtetet që ende nuk na njohin, shkojnë xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.
Fatjona e artë sot ishte në krye të detyrës në kategorinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli, Polonia, Franca e në finale garuesen turke. Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.
Erza sot fitoi medaljen e bronztë dhe performanca e saj nuk ishte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.
Në Athinë përshtypje të mirë lanë edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.
Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës nuk ishte si duhet.
Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet t’i përmirësojë e po ashtu të përkushtohet seriozisht sepse s’ka kohë ma për qasje gjysmake.