UBT News

Kuka për Qendrën e Xhudos: Ëndrra po bëhet realitet

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë mjete për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se përmes këtij projekti, po realizohet ëndrra për kushte optimale të xhudistëve që Kosovës po i sjellin medalje elitare evropiane dhe botërore.

“Ëndrra po behet realitet. Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje elitare”, ka shkruar Kuka.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë ndarë 5.5 milion euro për zgjerimin e kësaj qendre.

“Me vendimin e sotëm të Qeverisë përfundon shpronësimi, shumë shpejtë shpallet procedura e prokurimit për ndërtimin, respektivisht zgjerimin e këtij kompleksi sportivë, i cili bën pjesë në kuadër të programit shtetërorë pesë vjeçar, ‘Kosova, shtet i xhudos’, por njëherit ndërtimi i këtij kompleksi, pra zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë është edhe përmbushje e zotimeve tona në përgatitje të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kostoja e këtij investimi do të jetë 5.5 milionë euro”, tha Çeku.

Exit mobile version