UBT News

Kuka: Nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur sot një tjetër sukses, ku ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Distria e mposhti në repesazh xhudisten izraelite, Gefen Primo, kështu duke e siguruar të bronztën, medalja kjo e shtatë e Kosovës në Kampionatet Botërore.

Pas suksesit të Krasniqit tani ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se nxënësit e tij po e bëjnë krenarë atë tash e dy dekada.

“Medalja e shtatë për xhudon nga Kampionatet Botërore!
Distria sot si gjithmonë në krye të detyres.
Një anulim i çuditshëm i hudhjes së saj kundër Anglezes në gjysëmfinale e ndalën nga finalja e madhe! Përndryshe krejt luftat ishte dominante në çdo aspekt. Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen.
Sporti i xhudos po vazhdon tutje e mua nxënësit po më bajnë krenar tash e dy dekada.E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme!
Krenar me ju
ka shkruar Kuka në Facebook.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10225333083572005&set=a.10200717797685242

Exit mobile version