Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas medaljeve të fituara të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë në këtë garë.
Ndërkaq, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Pas këtyre sukseseve ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili tha se me zjarr, ujë dhe xhudon e Kosovës s’ka lojë.
“Nora e artë 1000 Pikë
Disi e argjendtë 700 pikë
Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike!
Grand Slam Baku Azerbeijan
Të shkelqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja!
Me zjarr,ujë e xhudon e Kosovës ska lojë!
Ditë e bukur atje në Baku për vendin tonë e popullin Shqiptar
Neser garojnë Laura,Loriana e Akili ju urojmë suksese!
Në krye të detyres Majlinda e Tosi”, shkroi Kuka në Facebook.