UBT News

Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës nuk ka lojë

Trajneri i ekipit olimpik të xhudos Driton Kuka përmes rrjetit të tij social “Facebook” ka njoftuar që ekipi i tij i ka mbyllur garat në Lojërat Olimpike, dhe se medaljet olimpike për popullin shqiptar së shpejti do të zbarkojnë në Kosovë.

Kosova me dy medaljet e arta olimpike në “Tokio 2020”, tani numëron tre medalje olimpike, pas asaj të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”, e cila është edhe medalja e parë e artë olimpike për Kosovën.

“2 Olimpiada, 3 medalje të arta. Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore. Këta jemi ne, shqiptarët kudo që jemi. Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetëra mijëra miqve. Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari. S’po flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe! E kam thënë edhe më herët, me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!”, shtoi trajneri Kuka.

Exit mobile version