UBT News

Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

Driton Kuka, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, e ka nisur ditën me një foto të postuar në Facebook, ku shihen tri të artat tona olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjatë stërvitjes së sotme, Kuka bëri të ditur se kishin mysafirë ambasadorin kosovar në Japoni, Sabri Kiçmari.

Kuka tha se Japonia e njeh shtetin tonë përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura.

“Japonia shteti ndër më të fuqishmit në Botë,shtetin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura!”, shkroi Kuka.

Postimi i plotë:

Në stërvitje mysafir kishim Ambasadorin e Kosovës në Japoni Z. Kiçmari dhe mikun tonë njëherit njeriun qê kishte punuar në ambasadën e Kosovës në Japoni dhe ishte ai që ekipit tonë i ka ndihmuar gjatë qëndrimeve tona atje miku im Arber Mehmeti.

Që të dy sollën përshendetjet nga Japonia e largët e me dëshirën e qytetit Sanjo ku ne ishim para Botërorit dhe Lojërave Olimpike që me qytetin e Pejes të krijojnë marrëdhënie të veçanta!

Japonia shteti ndër më të fuqishmit në Botë,shtetin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura!

Exit mobile version