Shumë shpresonin, që amerikanët do t’i shfuqizonin së shpejti kufizimet prej pandemisë. Por ndryshe nga BE-ja, qeveria e SHBA-së ndjek kursin e rreptë duke dhënë për këtë një arsye të caktuar.
SHBA vazhdon t‘ua refuzojë udhëtimin brenda vendit të tyre europianëve dhe të huajve nga vende të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për shkak të varianit Delta ne do t’i mbajmë në fuqi edhe më tej kufizimet për udhëtimet”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki.
Raste e infeksioneve me COVID po rriten, kryesisht në radhët e të pavaksinuarve, shpjegoi ajo.
“Duket se me gjasë kjo do të vazhdojë edhe në javët e ardhëshme.” Ndonëse varainti është dominant tani edhe në SHBA, kjo nuk do të thotë, që ne duke hapur kufijtë të vijnë edhe më shumë njerëz më variantin Delta në SHBA. E pyetur se sa kohë do të mbahen në fuqi këto kufizime, zëdhënësja Psaki tha, se: “asgjë nuk është e pakufizur.” Por aktualisht nuk ka një plan kohor.
Para më sHumë se një viti SHBA i ka mbyllur kufijtë për qytetarët nga BE-ja, Britania e Madhe Kina dhe Irani. Më pas u shtuan edhe vende të tjera, ndër to edhe Brazili dhe India. Përjashtime nga kufizimet ka për gazetarët, studentët dhe biznesmenët.
BE-ja në qershor u bëri thirrje vendeve anëtare që të shfuqizojnë gradualisht kufizimet për udhëtarët nga SHBA-ja dhe vende të tjera. Gjermania si rrjedhojë lejon edhe udhëtime nga SHBA-ja për çfarëdolloj arsyeje duke përfshirë edhe turizmin./DW