Australia ka rihapur kufijtë për vizitorët ndërkombëtarë pas pothuajse dy vjetësh mbyllje për shkak të COVID-19. Australia ka vendosur disa nga ndalimet më strikte gjatë kohës së pandemisë. Madje edhe udhëtimet u ndalën për shkak të mbylljes së shtetit në mars të vitit 2020.
Australianët dhe disa të tjerë mund të ktheheshin në vendin e tyre që nga fundi i vitit të kaluar, por vizitorëve të huaj nuk iu lejohej hyrja.
Takimet në aeroportin e Sydney-t u përshkuan nga lot gëzimi pasi qindra njerëz arritën të hënën. Një vajzë e vogël, Charlotte u takua pas dy vitesh me gjyshin e saj. Ajo tha: “Mua më ka munguar shumë gjyshi dhe mezi e kam pritur këtë takim”.
Më shumë se 50 fluturime ndërkombëtare do të realizohen të hënën. Udhëtarët mund të hyjnë në të gjitha shtetet përveç Australisë Perëndimore, e cila vazhdon të jetë e mbyllur deri më 3 mars dhe do të kërkojë tri doza të vaksinave./UBTNews