UBT News

Kuçi fton një delegacion të protestuesve të Telekomit në takim, ata e refuzojnë

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, u zotua se po bëjnë përpjekje maksimale për t’i rregulluar çështjet në Telekom, madje u shpreh se janë në përfundim të këtij procesi.

Kuçi ftoi një delegacion të protestuesve në takim me të, mirëpo ata insistuan që t’ju ofrojnë një zgjidhje sa më shpejtë, duke i njoftuar se greva në Telekom fillon sot, ndërkaq në regjione nga nesër në orën 08:00./UBTNews

Exit mobile version