UBT News

Kualifikimet e Botërorit për Kosovën: Nis me Suedinë në Prishtinë, mbaron me Spanjën në Prishtinë

Pas mësimit të kundërshtarëve që do të përballet në kualifikimet e Kupës së Botës 2022, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, Kosova do të ketë një orar të ngjeshur dhe interesant.

Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Prishtinë, kundër Suedisë, në një takim interesant dhe me një kundërshtar tejet të fortë, marrë parasysh kualitetin e skuadrës suedeze.

E ndeshjen e dytë, Kosova do ta luajë në udhëtim ndaj Spanjës, aty ku mund të ketë edhe tensione, marrë parasysh se spanjollët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

E para ndeshje i përket datës 28 mars, teksa e dyta 31 mars. Takimin me Gjeorgjinë, Kosova do ta zhvillojë me 2 shtator, teksa pas pesë ditësh do të ketë punë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më 8 shtator “Fadil Vokrri” duhet të jetë i përgatitur të presë yjet spanjollë, të cilët do të marrin rrugë drejt Prishtinës për t’u ndeshur me përfaqësuesen Dardane, kuptohet nëse spanjollët do të kenë dëshirë të ndeshen me Kosovën./UBTNews

Exit mobile version