Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” kanë vazhduar mbrëmë, ku pas mesnate janë zhvilluar tre ndeshje, të gjitha këto nga kontinenti i Amerikës.
Fillimisht, programin e këtyre ndeshjeve e hapi përballja mes Kosta Rikës dhe Hondurasit, në të cilën pas 90’ minutave lojë Kombëtarja e Kosta Rikës regjistroi fitore me rezultat 2:1.
Me rezultat të njëjtë 2:1 përfundoi edhe ndeshja mes Panamasë dhe El Salvadorit, e cila u zhvillua krahas përballjes mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.
Pas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua derbi mes Kanadasë dhe Meksikës, në të cilin kombëtarja kanadeze shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 përmes dy golave të Cyle Larin, kurse për Meksikën golin e vetëm e shënoi mesfushori Hector Herrera.
Me pikët e reja, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kreun e tabelës e mban Kanada me 16 pikë, një më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që gjenden në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Meksika dhe Panama në kuotën e 14 pikëve.
Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese nga kontinenti i Amerikës për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” i gjeni më poshtë.
Kosta Rika 2 – 1 Hondurasi
Panama 2 – 1 El Salvador
Kanada 2 – 1 Meksika