Të martën pas mesnate u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror, ku kombëtaret si ajo e Argjentinës dhe ajo e Brazilit vazhduan formën e mirë me fitore.
Ndeshja hapëse e programit të kualifikueseve të shteteve nga Amerika Jugore e hapi ndeshja mes Uruguait dhe Venezuelës, në të cilën vendasit shënuan fitore me rezultat 4:1.
Me fitore vazhduan edhe Argjentina e Brazili, ku argjentinasit e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Kolumbinë, kurse Brazili e mposhti me rezultat të thellë 4:0 Paraguain.
Ndërkaq, ndeshja e fundit e këtij programi nuk prodhoi fitues, ku Peruja barazoi me rezultat 1:1 me Ekuadorin.
Tabelën e këtyre kualifikimeve e kryeson Brazili, ku pas 15 ndeshjeve ka arkëtuar 39 pikë, katër sosh më shumë se Argjentina, që zë vendin e dytë, ndërsa të dy këto kombëtare kanë siguruar kualifikimin drejt Botërorit “Katar 2022”.
Top 4 e kësaj tabele e mbyllin Ekuadori me 25 pikë dhe Kombëtarja e Uruguait me 22 sosh.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të kualifikimeve nga shtetet e Amerikës Jugore i gjeni më poshtë.
Uruguai 4 – 1 Venezuela
Argjentina 1 – 0 Kolumbia
Brazili 4 – 0 Paraguai
Peru 1 – 1 Ekuador