UBT News

Kualifikim historik dhe përfitime rekord për Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke shënuar arritjen më të madhe në historinë e klubit, si në aspektin sportiv ashtu edhe atë financiar.

Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri tashmë ka garantuar mbi 3 milionë euro përmes kësaj pjesëmarrjeje — një shumë rekord për futbollin në Maqedoninë e Veriut.

Sipas strukturës së shpërblimeve të UEFA-s, çdo ekip që arrin në fazën e grupeve përfiton 3.2 milionë euro si shpërblim bazë. Kjo shumë mund të rritet më tej, pasi çdo fitore në grup sjell 400 mijë euro shtesë, ndërsa një barazim vlerësohet me 133 mijë euro.

Kualifikimi për në grupe përfaqëson një hap të madh për Shkëndijën, duke i siguruar klubit stabilitet të rëndësishëm financiar dhe një bazë për zhvillim të mëtejshëm afatgjatë. Për më tepër, kjo pjesëmarrje e vendos klubin tetovar në një pozicion të ri në skenën evropiane, si përfaqësues i denjë i futbollit nga Maqedonia e Veriut.

Exit mobile version