Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) thotë se ka regjistruar në dy ditët e fundit qindra të burgosur ukrainas të luftës (POW) duke u larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.
Procesi i regjistrimit, sipas tyre, i lejon KNKK-së të gjurmojë ata që janë kapur dhe t’i ndihmojë ata të mbajnë kontakte me familjet e tyre.
“KNKK duhet të ketë akses të menjëhershëm për të gjithë të burgosurit në të gjitha vendet ku ata mbahen”, tha ajo në një deklaratë. “KNKK duhet të lejohet të intervistojë të burgosurit e luftës pa dëshmitarë dhe kohëzgjatja dhe shpeshtësia e këtyre vizitave nuk duhet të kufizohet në mënyrë të padrejtë”, shtuan ata./UBTNews/