Portreti i fundit i realizuar nga Gustav Klimt pritet të shitet rreth 80 milionë dollarë në ankand në Londër në fund të këtij muaji – vlerësimi më i lartë i dhënë ndonjëherë për një vepër arti në një ankand evropian.
Duke përshkruar një subjekt femër të paidentifikuar, “Dame mit Fächer” është një nga dy pikturat e gjetura në studion e artistit austriak pas vdekjes së tij në vitin 1918, njofton shtëpia e ankandit Sotheby.
“Dame mit Fächer” është një nga portretet e pakta të Klimt ende në duar të koleksionistëve privatë./UBTNews/