Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur sot kolonelin e Ushtrisë Amerikane të KFOR-it, Eric Soult.
Në këtë takim, kryetari Ismajli, e njoftoj kolonelin Soult për situatën epidemiologjike si dhe për zhvillimin e projekteve, menaxhimin dhe sfidat me të cilat komuna është ballafaquar si rezultat i pandemisë. Ai ka theksuar se angazhimi i shtuar si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët, institucionet qendrore dhe KFOR-in, po tregon rezultate në jetësimin e projekteve të rëndësishme.
Kryetari Ismajli ka falënderuar kolonelin Soult, për punën e tyre dhe për bashkëpunimin me KFOR-in si dhe koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Shtimes.