Credit Suisse thotë se kryetari i saj, Antonio Horta-Osorio, ka dhënë dorëheqjen pas një hetimi të brendshëm ku se doli se ai kishte shkelur rregullat e karantinës që synonin të luftonin pandeminë COVID-19.
Dorëheqja e Horta-Osorio, shtetas britaniko-portugez, i cili filloi punën rreth tetë muaj më parë, u njoftua pak pas mesnatës të së hënës. Kjo përbën trazirat më të fundit në bankën zvicerane, e cila është përballur me një sërë problemesh kohëve të fundit, duke përfshirë baste të këqija për fondet mbrojtëse dhe një skandal të brendshëm spiunazhi.
Axel Lehmann, një shtetas zviceran dhe ish-ekzekutiv në bankën rivale UBS, i cili iu bashkua bordit të Credit Suisse në tetor, do të marrë postin si kryetar./UBTNews/