Kryeredaktori i British Vogue thotë se humbja e shikimit është frika e tij më e madhe.
Edward Enninful, i cili vuan nga shikimi i dobët, iu nënshtrua katër operacioneve vitet e fundit për shkak të disa problemeve. Për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore, ai kaloi javë të tëra duke e shikuar dyshemenë me kokën poshtë.
Në një intervistë për BBC, Enninful gjithashtu tregoi se nuk foli me babain e tij për afro 15 vjet. Autobiografia e tij do të publikohet javën e ardhshme.
Enninful gjithashtu vuan nga sëmundja e gjakut e njohur si talasemia, e cila i shkakton periudha të rregullta dhimbjesh të forta dhe për të cilën ai kreu disa transfuzione para se të zhvendosej në Britani nga Gana në moshën 13-vjeçare. Në Gana, nëna e tij drejtonte një biznes të suksesshëm rrobaqepësie dhe babai i tij ishte në ushtri, por familja vendosi të largohej për shkak të trazirave politike. Ndërsa nëna e tij qëndroi në Gana për një kohë, Enninful dhe katër vëllezërit e motrat e tij u zhvendosën në Vauxhall në jug të Londrës, për të qëndruar në banesën e vogël të tezes së tyre. Babai i tij kaloi tri vjet duke kërkuar azil.
Në moshën 16-vjeçare, Enninful u pa në metronë e Londrës nga stilisti Simon Foxton, i cili tha se kishte potencial për t’u bërë model.
Ai u regjistrua në Universitetin Goldsmiths pasi u inkurajua nga modeli dhe regjisori Steve McQueen. Por deri atëherë, ai kishte një punë të lartë në revistën i-D. Pasi i rrëfeu babait të tij se ai kishte lënë universitetin për të ndjekur ëndrrat e tij në modë, babai i tij e përzuri nga shtëpia. Ata nuk folën për 15 vjet, por tani janë pajtuar./UBTNews/