Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se ka largimin e bashkë-autorësisë, nga punimi ku flitet për lidhje të pretenduara të UÇK-së me banda kriminale.
Basha përmes rrjeteve sociale tha se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë.
Ai sqaroi edhe njëherë se nuk kishte autorësi në fjalët ku përmendet UÇK përveç kapitullit 3 ku përmendet islami në Kosovë, për të cilin njoftoi se ky kapitull është tërhequr plotësisht nga punimi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim. Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr” sqaroi Basha./S.K/KP/