Kryeministrja e re e Francës, Elisabeth Borne, është gruaja e parë që mori këtë post në më shumë se 30 vjet dhe shpreson se do t’i inspirojë vajzat e reja.
“Dua t’ua dedikoj këtë fjalim vajzave të reja dhe t’u them t’i ndjekin ëndrrat e tyre”, deklaroi ajo gjatë fjalimit të saj.
61-vjeçarja njihet si ‘teknokrate e majtë’. Ajo shërbeu si ministre e Punës në qeverisjen e presidentit Emmanuel Macron.
Zgjedhjet e përgjithshme në Francë do të mbahen në muajin qershor. Por pasiguritë e zgjedhjeve parlamentare të 12-19 qershorit ngrenë një pikëpyetje mbi kohëzgjatjen e mandatit të zonjës Borne dhe sipas sistemit francez, kompetencat e presidentit janë dukshëm më të mëdha se ato të kryeministrit./UBTNews/