Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin e pranoi se ka festuar më shumë se zakonisht pas publikimit të videove private, por thotë se është e zemëruar për publikimin e pamjeve, të cilat ngjallën kritika nga kundërshtarët politik.
Videot e shfaqin Marin, lideren 36-vjeçare të Finlandës, duke vallëzuar me miqtë në një hapësirë private.
“Videot janë private dhe janë filmuar në hapësirë private. Më vjen keq që pamjet u bënë publike”, u tha Marin gazetarëve në Kuopio të Finlandës.
Pamjet tregojnë Marin dhe pesë të tjerë duke pozuar drejt një aparati fotografik dhe duke kërcyer. Një tjetër klip duket se tregon Marin në dysheme, duke kënduar drejt kamerës. Kjo kishte bërë që disa nga kundërshtarët e Marin të kritikonin sjelljen e saj si të papërshtatshme si kryeministre./UBTNews/