UBT News

Kryeministri polak njofton planin për të rritur shpenzimet për mbrojtje

Kryeministri i Polonisë ka paraqitur një plan për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, duke thënë se vendi duhet të armatoset “më shpejt” në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.

Buxheti i mbrojtjes do të arrijë në katër përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) këtë vit, u tha gazetarëve Mateusz Morawiecki.

Shpenzimet ushtarake të Polonisë në vitin 2022 barazuan 2.4 për qind të PBB-së së saj, përqindja e tretë më e lartë midis vendeve të NATO-s, sipas shifrave nga aleanca transatlantike./UBTNews/

Exit mobile version