UBT News

Kryeministri Kurti i kërkon komisionerit Hahn më shumë mbështetje për arsim dhe punësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar komisionerit të Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, mbështetje për arsim dhe punësim.

Takimin e ka zhvilluar në Gjermani, meqë kryeministri bashkë me presidenten Vjosa Osmani do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reformat e lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit për ekonomi të mirë Kosovës dhe performancës në sundimin e ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova komisionerit të BE-së për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve”, ka shkruar Kurti në Twitter./UBTNews

Exit mobile version