UBT News

Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli interesohen për prodhimin e qymyrit

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka marrë informacione në lidhje me nxjerrjen e qymyrit dhe frytëzimi i kësaj lënde për prodhimin e energjisë nga drejtues të Korporata Energjetike e Kosovë (KEK).

Ai i shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar këtë ndërmarrje për të parë nga afër punën dhe sfidat

Nxjerrja e qymyrit në basenin qymyror të njohur me emrin Baseni i Kosovës ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore.

Rezervat në mihjen janë prej 123.4 milionë tonë. Prodhimi mesatar vjetor aktualisht është rreth 8 milionë tonë qymyr në vit.

Exit mobile version