Martesa e kryeministrit kanadez 51-vjeçar Justin Trudeau me gruan e tij 48-vjeçare Sophie Gregoire mbërriti në kapitullin e fundit.
Divorcin pas 18 vitesh martesë e njoftoi vetë çifti në rrjetet sociale në një postim modest, ku bëri të ditur edhe vendimin e tyre.
Trudeau dhe Gregoire kanë tre fëmijë nga martesa e tyre, 15-vjeçarin Javier, 14-vjeçaren Ella Grace dhe 9-vjeçarin Adrien.
Çifti shkëmbyen betimet e besnikërisë së përjetshme në maj të 2005-ës në Montreal. Pothuajse dy dekada më vonë, megjithatë, të dy vendosën të merrnin rrugë të ndryshme nga njëri-tjetri.
“Mirëmbrëma të gjithëve, unë dhe Sophie dëshirojmë të njoftojmë se pas diskutimeve të vështira, kemi vendosur të ndajmë rrugët tona. Megjithatë, ne do të mbetemi një familje, me dashuri dhe vlerësim të thellë për njëri-tjetrin, diçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë. Për hir të fëmijëve tanë, ju lutemi respektoni privatësinë tonë. Faleminderit”, përfundon njoftimi i Trudeau.