Kryeministri japonez, Yoshihide Suga thotë se i takon Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të vendos nëse do të mbahen Lojërat Olimpike këtë vit.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishte paraparë të mbahen vitin e kaluar, mirëpo ato u shtynë për shkak të pandemisë. Hapja e tyre do të bëhet më 23 korrik.
Procesi i vaksinimit në Japoni nuk po zhvillohet aq shpejt sa ishte paraparë dhe rastet ende po rriten. Tokio ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës me COVID-19, dhe gjendja e jashtëzakonshme pritet të zgjasë deri në fund të muajit./UBTNews