UBT News

Kryeministri izrealit humbet shumicën në parlament pasi një deputete largohet nga koalicioni

Israeli Prime Minister Naftali Bennett attends a cabinet meeting at the Prime minister's office in Jerusalem, Israel, 27 February 2022.

Idit Silman, një anëtare kyçe e partisë Yamina të kryeministrit izraelit Naftali Bennett tha të mërkurën se ajo po largohej nga qeveria e tij e koalicionit, lëvizje kjo e papritur që e lë Bennett pa një shumicë parlamentare.

“Kam provuar rrugën e unitetit. Kam punuar shumë për këtë koalicion”, tha në një deklaratë Silman.

“Mjerisht, nuk mund të marr pjesë në dëmtimin e identitetit hebre të Izraelit”, shtoi ajo.

Të hënën, Silman sulmoi ministrin e Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, pasi ai udhëzoi spitalet të lejojnë produktet e bukës së thartë në objektet e tyre gjatë festës së ardhshme të Pashkës. Sipas traditës hebraike, buka pa maja nuk lejohet në domenin publik gjatë Pashkës.

“Unë po i jap fund anëtarësimit tim në koalicion dhe do të përpiqem të vazhdoj të flas me miqtë e mi që të kthehen në shtëpi dhe të formojnë një qeveri të krahut të djathtë”, tha Silman.

“E di që nuk jam e vetmja që ndihet kështu”./UBTNews/

Exit mobile version