Kryeministri italian, Mario Draghi ka dënuar vendimin e Rusisë për të dëbuar disa diplomatë evropianë, përfshirë ata italianë, duke e cilësuar atë si një “akt armiqësor”, por bëri thirrje që kanalet diplomatike me Moskën të mbeten të hapura.
“Ky është padyshim një akt armiqësor, është gjithashtu një reagim ndaj dëbimeve tona”, tha Draghi në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij finlandeze, Sanna Marin në Romë.
Ai shtoi se kanalet diplomatike duhet të mbeten të hapura “sepse përmes atyre kanaleve, nëse është e mundur, do të arrihet paqja [në Ukrainë]”./UBTNews/