Sundimtarët ushtarakë të Malit thonë se nuk e detyruan Francën të largonte ushtarët e saj nga vendi. Franca tërhoqi trupat e saj vitin e kaluar duke i dhënë fund një operacioni ushtarak nëntëvjeçar atje për të luftuar grupet e armatosura.
Në mungesë të forcave franceze, sundimtarët ushtarakë të Malit sollën grupin Wagner të Rusisë.
Muajin e kaluar, BE-ja vendosi sanksione ndaj kreut të forcave të Wagner në Mali, duke thënë se mercenarët “kanë qenë të përfshirë në akte dhune dhe abuzime të shumta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjet pa gjyq”.
Pyetja e Al-Jazeera-s drejtuar kryeministrit Choguel Kokalla Maïga: Ju keni braktisur marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak me Francën. Si e vlerësoni këtë hap dhe rezultatet që pasuan në terren?
Maïga: Së pari do të doja ta korrigjoja këtë – ne nuk e braktisëm bashkëpunimin me Francën. Le të themi se Franca apo liderët e Francës janë ata që donin t’i impononin vendit tonë se çfarë duhet bërë, çfarë duhet të mendojmë dhe çfarë të themi. Por ne u treguam atyre se kjo epokë dhe kjo kohë ka kaluar prej kohësh. Ne zgjedhim dhe populli zgjedh.
Ishte zgjedhja e miqve tanë francezë sepse tani ka një qeveri që nuk u pëlqen pasi u emërua president dhe kryeministër i ri. Ata vendosën të largoheshin dhe ne thamë, ‘Kjo është zgjedhja juaj’. Doja ta korrigjoja këtë pikë – se ata ishin ata që donin të largoheshin dhe ata besuan se ne do t’u luteshim të qëndronin./AlJazeera/UBTNews/