Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit gjatë kësaj periudhe dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.
Sipas njoftimit, qytetarët duhet të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave, si dhe për çdo përdorim tjetër jo thelbësor.
KRU “Prishtina” rikujton gjithashtu se të gjitha ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara në 20 vitet e fundit duhet të kenë të instaluara pompat e ujit brenda objekteve, në mënyrë që furnizimi të arrijë edhe në katet më të larta.
“Obligim ligjor e kemi që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimum 1.5 bar, ose deri në 15 metra lartësi”, thuhet në njoftimin e kompanisë./A.K/
