UBT News

KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve të shtojnë kujdesin ndaj ujëmatësve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, KRU “Gjakova” sot u bëri thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin ndaj ujëmatësve, sidomos ata që ujëmatësit i kanë të vendosur në ambiente të hapura.

“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat), kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit. Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët”, u bë e ditur në njoftim.

KRU “Gjakova” u bëri thirrje konsumatorëve që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).

Exit mobile version