UBT News

Kroos e zbret nga froni Messin

Toni Kroos është futbollisti që ka krijuar më së shumti raste në La Liga.

Kroos e ka zbritur nga froni Lionel Messin, sa i përket rasteve të krijuara deri më tani në La Liga.

Mesfushori i Realit ka pushtuar vendin e parë me 59 raste të krijuara, duke lënë Messin të dytin me 56.

Pas Kroos dhe Messit, renditet një emër surprizë si David Ferreiro, i cili me fanellën e Huescas ka krijuar 48 raste.

Njësoj me Ferreiron është edhe ylli i Celta Vigos, Iago Aspas, ndërsa vendi i pestë ndahet mes Ruben Garcia të Osasunës dhe Sergio Canales i Betisit, me nga 43 raste të krijuara.

Exit mobile version