Kroacia dhe Spanja do të përballen në Parken Stadium të Kopenhagës me fillim nga ora 18:00.
Do të jetë një sfidë e zjarrtë me dy Kombëtaret që kërkojnë kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Euro 2020.
Si kroatët ashtu edhe spanjollët me shumë vështirësi kaluan në raundin e eliminimit direkt, pasi vetëm fitoret e tyre në ndeshjet e fundit në grup i dhanë dritën e gjelbër për të kaluar tutje.
Tani është radha që ato të përballen mes vete dhe pritet të jetë një sfidë e zjarrtë.
Kroatët kanë dy mungesa të mëdha, pasi Dejan Lovren nuk ka drejtë loje për shkak të kartonëve, e Ivan Perisic është infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër te spanjollet të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe trajneri Enrique nuk ka asnjë mungesë.
Formacionet e mundshme:
Kroacia: Livakovic; Juranovic; Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic; Rebic, Petkovic.
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Gerard Moreno, Morata, Sarabia.