Redaktori i gazetës ruse, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov tha se një person i panjohur e sulmoi atë duke i derdhur bojë të kuqe në kabinën e tij të trenit.
Muratov i tha Novaya Gazeta Europe se sulmi ndodhi në një tren që shkonte nga Moska në Samara.
“Sytë po më digjen tmerrësisht” citohet të ketë thënë Muratov në kanalin Telegram të Novaya Gazeta. Ai tha se sulmuesi bërtiti,”Muratov, kjo është për djemtë tanë”.
Aboard a train to Samara, somebody attacked Nobel Peace Prize laureate and Novaya Gazeta editor-in-chief Dmitry Muratov with red paint laced with the solvent acetone. “This is for our boys!” the assailant shouted. Muratov’s eyes now burn, he wrote in a statement. pic.twitter.com/ny0Fjefo42
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) April 7, 2022
Novaya Gazeta, gazeta kryesore e pavarur ruse, njoftoi më 28 mars se po pezullonte operacionet shkak të asaj që i referohej në thonjëza si “operacioni special” në Ukrainë, term që autoritetet ruse këmbëngulin të përdoret në media për luftën në Ukrainë.
Gazeta ishte media e fundit kryesore e pavarur që kritikoi qeverinë e Presidentit Vladimir Putin pasi të tjerat u mbyllën ose u bllokuan uebsajtet e tyre që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt./UBTNews/