UBT News

Kritikat e Ronaldos ndaj Manchester United të ngjashme me ato që shkroi Ibrahimovic në librin e tij

Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka shkaktuar një stuhi mes tifozëve të futbollit pas intervistës së tij me Piers Morgan në emisionin e këtij të fundit, Piers Morgan Uncensored.

37-vjeçari ka ngritur akuza të shumta ndaj Manchester United, drejtuesve të tij dhe veçanërisht menaxherit Erik ten Hag. Ndjenjat e Ronaldos janë mjaft të ngjashme me ato të përmendura nga legjenda suedeze Zlatan Ibrahimovic në autobiografinë e tij të vitit 2022, “Adrenaline”.

Ronaldo, në intervistën e tij me Morgan, tha se ishte i befasuar se si disa gjëra në klub kanë mbetur të njëjta që kur ai ishte atje për periudhën e tij të fundit. Kapiteni i Portugalisë foli për habinë e tij kur pa se shumë pajisje në palestër ishin ende të njëjta, pishina dhe xhakuzi ishin të njëjta dhe pothuajse nuk kishte ndonjë teknologji të re të futur në klub.

Në librin e tij “Adrenaline”, botuar në vitin 2022, Ibrahimovic foli për “mentalitetin e vogël” të klubit. Ai shkroi,“Një gjë më befasoi: të gjithë mendojnë për Unitedin si një klub të lartë, një nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë dhe e parë nga jashtë më dukej kështu”, duke shtuar më tej, “por sapo shkova atje, gjeta një mentalitet të vogël, të mbyllur”.

Ylli i AC Milan vazhdoi duke shtuar se ai gjente një paund të zbritur nga paga e tij kur pinte një lëng frutash nga një minibar hoteli kur United shkoi për të luajtur një ndeshje jashtë.

“Ne luajtëm dhe më pas shkuam në shtëpi. Kaloi pak kohë. Më vjen fletëpagesa. Normalisht nuk e shikoj. E bëj këtë vetëm në fund të vitit për të parë se çfarë hyn dhe çfarë doli. Por atë herë, nuk e di pse, isha kurioz dhe kuptova se më kishin hequr një paund nga paga mujore”, ka shkruar ai.

41-vjeçari shtoi gjithashtu se atij iu kërkua të tregonte letrat e tij sa herë që hynte në terrenin stërvitor të Carrington.

Cristiano Ronaldo ka thënë gjithashtu se Man United nuk ka përparuar së bashku me klubet e tjera si Liverpool dhe Arsenal, dhe se menaxheri Erik Ten Hag nuk i ka treguar atij respektin që meriton.

Ndërsa United ka thënë se do të marrë një vendim “pasi të jenë vërtetuar faktet e plota”, tashmë është e qartë se Ronaldos po i afrohen ditët në Old Trafford, dhe me këtë intervistë, ai po del me zhurmë, dhe jo me një pëshpërimë./UBTNews/

Exit mobile version