UBT News

Kristen Stewart bën debutimin saj si regjisore

Aktorja është duke përshtatur kujtimet e shkrimtares amerikane Lidia Yuknavitch, “The Cronology of Water”, përcjell UBT News.

Libri gjurmon jetën e autores që nga fëmijëria e saj e trazuar, deri në kërkimin e saj për të bukurën dhe shprehjen e vetës si autore.

“Është një jetë që lundron dhe kapërcen abuzimin, varësinë, vetëshkatërrimin dhe humbjen dërrmuese e lindjes së një fëmije të vdekur. Është jeta e një njeriu që nuk përshtatet”, sipas përmbledhjes zyrtare të librit.

Stewart aktualisht është duke marrë pjesë për rolin kryesor të Lidia Yuknavitch. “Ne u mblodhëm dhe menduam për këtë për një kohë të gjatë”, tha ajo për Variety. “Jam shumë e emocionuar. Tani jemi duke bërë kastin e filmit. Ne po gjejmë Lidia Yuknavitch tonë”.

Ylli i Twilight shtoi se aktualisht po përpiqej të gjente investime për projektin, i cili është dalja e saj e parë në karrigen e regjisores për një film të metrazhit të gjatë.

Filmi në të cilin aktorja do të bëjë debutimin si regjisore ende nuk ka ndonjë datë të publikimit./UBTNews/

Exit mobile version