UBT News

‘Krimineli’ zgjodhi një mënyrë të pazakontë për t’u dorëzuar në polici

Pasi kishte qenë në arrati për pesë javë, një person i kërkuar nga policia e Zelandës së re pagoi një helikopter për t’u dorëzuar në polici.

Ngjarja ndodhi kur James Matthew Bryant, 32 vjeç, u paraqit në stacionin qendror të policisë në Dunedin në shoqërinë e ish-avokatit të profilit të lartë, Arthur Taylor.

Ai u kërkua nën akuzat e plagosjes, posedimit të një thike, tre akuza të komunikimeve dixhitale të dëmshme dhe mosparaqitjes në gjykatë.

James Matthew Bryant dhe avokati i tij Arthur Taylor

Duke folur gjatë rrugës për në stacion, Bryant tha se ai ishte fshehur “në mes të askundit” afër Waianakarua. Sidoqoftë, ai vendosi të dorëzohej dhe pagoi një helikopter për të fluturuar brenda vendit ku fshihej për ta tërhequr nga aty.

Avokati i tij tha se ai e njihte Bryant para këtij rasti, pasi ai e kishte ndihmuar të ndërtonte faqen e tij të internetit.

Bryant e kishte kontaktuar atë dhe tha se donte të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar se policia e kishte etiketuar si të rrezikshëm./UBTNews

Exit mobile version