Seriali “Squid Game” potencialisht mund të kthehet në Netflix me më shumë sezone. Regjisori Hwang Dong-hyuk tha se ai aktualisht është në bisedime me gjigantin e transmetimit rreth të ardhmes së serialit.
“Jam në bisedime me Netflixin rreth sezonit të dytë, po ashtu dhe të tretë. Ne do të dalim me një konkluzion. Është e vërtetë që jemi duke shqyrtuar shumë mundësi rreth “Squid Game”, përfshirë këtu edhe prodhimin e sezonit të tretë, por s’ka ende diçka konkrete”, deklaroi 50-vjeçari.
“Squid Game” u shfaq premierë në Netflix në muajin shtator, dhe mori lavdata dhe kritika njëkohësisht.
Ngjarja zhvillohet rreth një grupi njerëzish të zhytur thellë në borxhe. Për shkak të dëshpërimit, ata pajtohen të luajnë një lojë misterioze me mundësinë për të fituar shuma të mëdha të të hollash, duke mos e ditur se këto lojëra do t’i vendosin në situatë jete a vdekje./UBTNews