UBT News

Krijuesi i “Black Mirror”: Kam përdorur ChatGPT për të shkruar një episod

Krijuesi i “Black Mirror”, Charlie Brooker tregoi se ai përdori softuerin e inteligjencës artificiale ChatGPT për të shkruar një episod të serisë së Netflix – por nuk i bëri përshtypje produkti përfundimtar.

“Kam luajtur pak me ChatGPT”, i tha Brooker Empire në një intervistë të botuar të martën. Seriali britanik, i cili u shfaq në vitin 2011, shpesh eksploron se si përparimi shkencor dhe teknologjik mund të ketë një ndikim negativ në shoqëri.

“Gjëja e parë që bëra ishte të shkruaja ‘generate ‘Black Mirror’ episod’, dhe më doli dicka që, pasi e lexova kuptova që ishte kot”, vazhdoi Brooker. “Ajo thjesht bëri një përmbledhje të episodeve të “Black Mirror”.

Sezoni 6 i “Black Mirror” do të shfaqet premierë më 15 qershor në Netflix. Salma Hayek, Michael Cera, Aaron Paul, Josh Hartnett dhe Kate Mara do të shfaqen këtë sezon, i cili përbëhet nga pesë episode./lapsi.al

Exit mobile version