UBT News

Krijimtaria e fotografëve të National Geographic në shitje për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Pinguinët perandorë që lëshojnë miliona mikroflluska nga pendët e tyre, studentët që qëndrojnë midis shatërvanëve në Kiev dhe imazhe të tjera janë të gjitha vepra nga fotografët e National Geographic. Kjo krijimtari e tyre do të dalë në shitje për ta ndihmuar Ukrainën.

Shitja e cila do të zgjasë deri më 20 prill, është organizuar nga Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse që mbështet grupet lokale që mbrojnë habitatet e njerëzve dhe kafshëve të egra.

Vital Impacts ka bashkëpunuar me fotografët e National Geographic për të shitur krijimtarinë e tyre, prej nga 100% e fitimeve do të shkojnë për Direct Relief, një organizatë humanitare që aktualisht punon në Ukrainë për të ofruar ndihmë mjekësore për njerëzit e prekur nga lufta. Organizatorët presin se nga kjo shitje do të fitojnë 1 milion dollarë./UBTNews/

Exit mobile version