Kreu i Shërbimeve Sociale të Stambollit po kërkon më shumë donacione pas tërmetit vdekjeprurës që goditi rajonin, duke thënë se ndihma e ardhur në qendrat e shpërndarjes “nuk është e mjaftueshme”.
Shërbimet Sociale të Stambollit kanë më shumë se 20,000 vullnetarë që punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në dy qendra kryesore koordinuese, sipas Enif Yavuz Dispar.
Shërbimet sociale të qytetit kanë hapur kopshte, qendra ndihme për gratë dhe biblioteka për donacione dhe kanë dërguar më shumë se 200 kamionë, tre avionë dhe dy anije ndihme në zonat e prekura nga tërmeti.
“Ne kemi nevojë për më shumë sepse kjo është një fatkeqësi që [Turqia] nuk e ka parë kurrë më parë”, tha Dipsar. “Ne nuk mund të qëndrojmë vetëm dhe ju lutemi mos na harroni”./UBTNews/